AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 10:42

VIDEO/ Vendosen tela me gjemba në dyert e kryeministrisë

VIDEO/ Vendosen tela me gjemba në dyert e kryeministrisë

Rreth orës 11:00 pritet protesta e opozitës ditën e sotme. Ndryshe nga herët e tjera, masat e marra nga policia janë më të shtuara.

Në dyert e Kryeministrisë është vënë re vendosja e telave me gjemba.

Kryeministria është institucioni më i vëzhguar dhe i mbrojtur, për shkak se protestuesit do të mblidhen para saj. Mbi tarracën e Kryeministrisë janë vendosur punonjës të Gardës, të cilët vëzhgojnë me dylbi.