TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka organizuar një anti-miting në Vlorë, ku marrin pjesë punonjës të administratës. Por kjo propagandë bajate, duket se i ka dështuar, pasi vetëm një nga televizionet informative, ABC News, e ka transmetuar. Të gjithë televizionet e tjera informative, kanë vijuar transmetimin e protestës së opozitës. Tashmë, Ramën mund ta shihni vetëm në lodrën e tij, ERTV.
Show i shemtuar i kryeministrit, ka për qëllim të tregojë se ai ka ende mbështetje popullore. Braksitja nga televizionet të cilat ai i ka kontrolluar për gjashtë vite të qeverisjes së tij, tregon se kryeministri po numëron ditët e fundit të pushtetit.
Ditën e sotme, opozita ka organizuar një protestë masive, të cilës i janë bashkuar dhjetëra mijëra qytetarë.
/TPZ.AL/
