TEJ E KETEJ, 10 Maj 2021, 17:21

Prof. Dr. Ing. Av. Sazan Guri bën zbulimin e hatashëm: Britania, Roma dhe Skocia, u krijuan nga banorët e Butrintit!


Ndërsa pandemia po pëson rënie drastike dhe temperaturat po rriten, mendja shumë pjellore e Prof. Dr. Ing. Av. Sazan Gurit, po njeh kulme të reja, të paimagjinueshme, me zbulime historike nga më tronditëset.

Në qendër të këtij zbulimi, Sazani vendos lumin Tamiz që kalon përmes Londrës, duke e shpallur si lumë me emër shqiptar, "Thiamis", që rrjedh direkt nga çamërishtja.

Më pas, ai shtron tetë pyetje, që e kanë përgjigjen përbrenda, ku e gjithë bota mëson, për herë të parë, se Britania, Roma antike dhe Skocia, u krijuan nga banorët e Butrintit, pra nga ne shqiptarët e hershëm.

PS. Duke mos qenë aspak të fuqishëm, për të analizuar më tej këtë zbulim dramatiko-historiko-shkencor, ju lutemi lexojeni atë të plotë dhe shihni me kujdes edhe skemën gjenealogjike të Epiriotëve!

/TPZ.al/ Tej e Këtej/

"Mqs jemi te Zeusi, i cili vinte nga vinte (Azi e Afrike) por:

  1. Kthehesh ne Epir apo jo, ne brigjet e Thiamisit (camerine e sotme), nga viti 10,000 p.es. deri sa erdhen ata qe vodhen historine dhe e cuan ne Olimp, diku ne vitet 500 p.e.s, rrini ju, merruni me mua sa te nxjerrin miliona euro fitime ata me genjeshtrat e tyre!?.
  2. Ju thoni se lumi Thiamiz ne Londer quhet kot se koti, dakord?
  3. Po ata qe formuan Britanine, sikur iken nga Butrinti apo jo, nuk quhet edhe kjo?
  4. Po sikur Butrinti quhej Troja e re, po edhe Britania fillimisht quhej Troja e re?
  5. Po sikur grupi i Eneas shkuan nga Butrinti dhe formuan nje Troje tjeter ne Rome ne kodrat e Albanit, rastesi edhe kjo?
  6. Po sikur Skocia quhej nuova Albania deri para ca shekujve, rastesi edhe kjo, dakord s'themi gje!?
  7. Po sikur te gjithe heronjt e Trojes u kthyen te gjysherit e tyre ne Cameri apo Epir, edhe kjo rastesi, dakord edhe kjo?
  8. Ottava gjysem note qe i jep kuptim pentagramit - sa qejf kemi te na sillni fakte ndryshe, ju flm, SG"