AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 16:15

Prezantohet Sadiku: Ja si më bindi Bare për të ardhur, dua të luaj dhe të shënoj gola

Prezantohet Sadiku: Ja si më bindi Bare për të ardhur, dua

Armando Sadiku është futbollisti më i ri i Malagës dhe ditën e sotme ka dalë para mediave ku edhe është prezantuar si futbollisti i Malagës. Në konferencën për shtyp gjatë prezantimit, ai pranoi se e ka bindur edhe Keidi Bare për të pranuar këtë ofertë duke qenë se është një skuadër e mirë dhe që ka nevojë për një sulmues.

“Unë jam sulmues dhe më pëlqen të luaj në zonë, të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin. E kam parë skuadrën mirë në dhomën e zhveshjes. Gjithçka duket në rregull dhe lojtarët thjesht mendojnë për të luajtur.

Fola me Keidin para se të vija këtu dhe më tha se kemi një ekip të mirë. Ai më tha se na mungon diçka në sulm. Kjo më ka motivuar më shumë dhe tani është koha për të punuar e shënuar gola për Malagan. Të gjithë më kanë folur shumë mirë për këtë ekip, që gjithmonë ka luajtur në La Liga dhe ka infrastrukturë shumë të mirë. Këtu kanë luajtur sulmues mjaft të mirë, ndaj është nder për mua të kem mundësinë të luajtur në Malaga.

Sot kam zhvilluar stërvitjen time të tretë, trajneri është një njeri shumë pozitiv dhe më ka shpjeguar mënyrën sesi do të luajmë. Jam shumë i kënaqur, pasi më kanë pritur shumë mirë”, tha Sadiku.