AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 16:04

Përfshihet nga flakët një maune në aksin Librazhd-Prrenjas, s’ka të lënduar

Përfshihet nga flakët një maune në aksin Librazhd-Prrenjas,

Një maune është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në në aksin Librazhd-Prrenjas. Mësohet se maunia e mbushur me letra mori flakë në vendin e quajtur Ura e Bushtricës.

Maunia e përfshirë nga flakët është me targa të Gostiavrit të Maqedonisë.

Fatmirësisht nga zjarri i rënë në maune nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material. Zjarrfikëset e Librazhdit dhe e Prrenjasit ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.