TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka qëlluar me spraj me piper deputetin Erald Kapri përpara Kryeministrisë.
Deputeti Kapri është ndjerë keq dhe është kërkuar menjëherë ndihma e ambulancës.
Persona të pranishëm i kanë ardhur në ndihmë duke i hedhur ujë fiziologjik në sy deputetit të Mundësia.

"Kë godisni ju? Një deputet", u shpreh deputeti Kapri ndaj policisë.
Deputeti Kapri dhe kryetari i Mundësia Agron Shehaj shkuan të kërkonin llogari tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita për dhunën joproporcionale të ushtruar nga policia ndaj të rinjve dhe për motivin pse tek Kryeministria janë nxjerrë forca të RENEA-s.