TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka vijuar ndjekjen e protestuesve në rrugicat e Tiranës, ku disa të rinj janë ndaluar në zonën e rrugës “Mine Peza”, ndërsa të tjerë kanë tentuar t’u shpëtojnë efektivëve duke u ngjitur në çatitë e banesave, ngjitur me Bllokun e Sigurisë, afër Komisariatit 3.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga gazetari Blendi Fevziu, shihen tre të rinj të shtrirë në tokë, me duart pas trupit, ndërsa në një cep të rrugës ndodhen disa vajza të ulura.
Ndërkohë, në video dallohen edhe disa efektivë policie që hyjnë në banesa për të kontrolluar çatitë, ku dyshohet se ishin fshehur protestues të rinj.
Disa prej tyre kanë arritur t’u shpëtojnë efektivëve duke u hedhur në anën tjetër të rrugës.