AKTUALITET, 4 October 2026, 13:52

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë një ullishte.

Sipas informacioneve paraprake, viktima Nazif Cenaj, dyshohet se ka hyrë në zonën e përfshirë nga flakët për të ndërhyrë dhe fikur zjarrin, por nuk ka mundur të dalë prej saj.

Dyshohet se 76-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien e mbeturinave, mirëpo, flakët i kanë dalë nga kontrolli dhe, në përpjekje e sipër për t’i shuar ato, ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka shkaktuar viktimën e parë të raportuar nga zjarret në këtë zonë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje tragjike.