LIFESTYLE, 19 Maj 2021, 16:12

Përfaqësuesi i Islandës në Eurovision rezulton pozitiv me COVID-19

Përfaqësuesi i Islandës në Eurovision rezulton pozitiv me

Një anëtar i grupit përfaqësues të Islandës në Eurovision 2021, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Daði og Gagnamagnið do të mbetet në garë, por nuk do të interpretojë në provën e sotme ose shfaqjen e drejtpërdrejtë natën e nesërme (e enjte) kur edhe është gjysmëfinalja e dytë.

Frontmeni i grupit, Daði Freyr, dha lajmin në Twitter të mërkurën, shkruan BBC.