LIFESTYLE, 19 Maj 2021, 10:06

Mbrëmë nata e parë e Eurovision, dhjetë shtetet që u kualifikuan për në finale

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e “Eurovision-it”.

Nga kjo mbrëmje është zbuluar se cilat janë dhjetë vendet e para finaliste në këtë kompeticion prestigjioz.

Në faqen zyrtare të “Eurovision” është njoftuar se shtetet e kualifikuar në natën finale janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Thënë kjo, është njoftuar se ngjarja është mbajtur sipas rregullave të vendosura për pandeminë.

Kujtojmë, se finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj, ndërsa Shqipëria në këtë kompeticion përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.