TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Osman Stafa
Shqiptarët të ndarë në dy kampe. Të parët janë ata që e kundërshtojnë prezencën e Bregoviç në Korçë, të cilët po cilësohen injorantë, të prapambetur dhe shërbëtorë të axhendave të caktuara. Nga ana tjetër janë personat që se kanë problem prezencën e këngëtarit serb në vendin tonë dhe i kanë veshur vetes cilësinë e njeriut që do të tejkalojë ndasitë mes dy popujve, dhe të krijojë botën pa kufij. Për këta frymorë arti s’është politikë, madje arti bashkon. Të parët nuk ofendojnë të dytët, të dytët po, të parët.
Mbi të parët janë hedhur akuza për një patriotizim fals. Pikërisht kjo është arsyeja, sipas meje, që ne jemi në të tillë gjendje si komb, për shkak se na ka humbur ndjesia e të qënit patriot, që për mua përkthehet: interesat kombëtare i tejkalojnë ato personale. Sot nuk ka më emocion kur dëgjon Himnin e Flamurit, apo Flamuri Kombëtar në shumë institucione valvitet i rreckosur, ose i dalë bojë. Kjo tregon shumë për vetëdijen tonë si komb!
Si qënka partiotizimi i panevojshëm? Po, kohët kanë ndryshuar, tashmë s’kemi nevojë për partiot, për të ruajtur kombin nga ankesimi fqinj, por kemi nevojë për patriot që të bëjnë shtet dhe të ruajnë vlerat kombëtare. Humbja e patiotizimit, e vetëdijes kombëtare, është fundi i një kombi, kështu e lexoj unë! Edhe mes vendeve të Europës, nuk thotë njeri që jam europian, por thotë jam gjerman, italian, francez etj.
Një nga tezat serbe është se shqiptarët e Shqipërisë janë ndryshe nga ata të Kosovës! Dhe këtë ndasi po e forcojnë dhe opinionbërësit shqiptar,(disa) a thua sikur masakrat e bëra ndaj shqiptarëve të Kosovës përpara dy dekadash, janë sot jashtë mode dhe të harruara; a thua sikur luftërat e shqiptarëve me në krye Isa Boletinin e të tjerë për të mbrojtur Shqipërinë, sot janë folklorizma.
Padyshim unë nuk jam kundër marrëdhënieve mes dy vendeve, por ato ndërtohen mbi reciprocitetin. Nëse në Serbi nuk dëgjohet Dua Lipa dhe Rita Ora, (etj) vetëm se janë shqiptare të Kosovës, atëherë cili ështe mesazhi që duam të japim ne?
Duam t’u tregojmë serbëve se jemi ndryshe nga ata?
Po ua kemi treguar edhe në vitin 2006-të, po me Bregoviçin; A ka ndryshuar gjë? Nga 2006-ta, në 2021, kanë bërë serbët ndonjë hap konkret për të ulur tensionet që ekzistojnë mes dy shteteve? E njohin ata sot Kosovën? Kanë kërkuar falje për krimet e bëra, në një luftë në të cilën morën pjesë dhe nuk u kthyen më, qindra djem të Shqipërisë? Përgjigjia është e thjeshtë: JO!
A është distancuar Bregoviç, si një artist i madh, nga krimet e shtetit serb në Kosovë?, duke qënë se jeton tashme në Paris, dhe jashtë sferës së kërcënimeve nga njerëzit e tij? Por nëse ai ka frikë se mund t’i rrezikohet jeta nëse mund ta thoshte më parë, pse se bën tani? Një artist është kundër rrymë, nuk çan kokë apo jo? Nëse ka frikë nga populli i tij, atëhërë do të thotë që vet serbët se pranojnë që kanë kryer masakra ndaj shqiptarëve? Atëherë cila është vlera e kulturës që ne duhet të lidhim me serbët? Vetë Bregoviç e sheh “Kosovën si pikënisje të kulturës serbe”(Interviste e vitit 2011).
Nëse ne ftuam Bregoviçin në 2006-të, cilin këngëtar shqiptar të madh, kanë ftuar serbët në një envenimet kulturor?
Mos më thoni Inva Mula, sepse ajo ishte jo për të kënduar shqip atje, jo për të mbajtur koncertin e saj, siç mbajti Bregoviç në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në gjuhën sllave. (Ishte e ftuar në veprën “La Boheme” dhe ku bashkëpunoi me trupën serbe).
Kur arti bashkon popuj, kur arti nuk qënkërka politikë, kur këngët e Duas dhe Ritës, nuk kanë lidhje me nacionalizma, nuk frymëzojnë grupe ekstremiste, atëherë pse ato nuk dëgjohen në Serbi? Përgjigje: Thjesht sepse janë shqiptare.
Ku është reciprociteti këtu? Ku është respekti i ndërsjelltë?
Si u kërkojmë në shqiptarëve të Kosovës, na mirëkuptoni për këtë që po bëjmë, kur këngët e Bregoviçit (edhe pse jo me qëllim në vetvete nga ai) janë përdorur nga çetnikët si formë frmëzuese në krimet që ata kanë bërë? Pra, Bregoviç nuk i ka bërë këngët për t’u përdorur ndaj kosovarëve, por ama këngët e tij janë përdorur si frymëzim nga kriminelët. Pra një shqiptar i Kosovës, (me ndjeshmëri më të lartë) apo një i Shqipërisë (me ndjeshmëri më të ulët), duhet të kërcejnë më disa këngë në Korçë, që dikur janë përdorur për të vrarë të afërmit e shqiptarëve, përdhunuar, masakruar, etj. A ia vlen barra qeranë për të bërë diçka të tillë?
Po një shqiptar me vetëdije kombëtare, që respekton vëllanë dhe vuajtjen e vëllait, nuk do e pranonte diçka të tillë! Me Kosovën nuk jemi dy shtete, flamur kombëtar ata kanë shqiponjën dykrenarëshe me fushë të kuqe. Këtë e sheh në çdo aktivitet të tyrin, si familjar, si kombëtar. Ai flamuri tjetër është zyrtar, ama flamuri zemrës, ai për të cilin është luftuar, është ai që na bashkon të gjithëve.
Kur na bien fatkeqësi natyrore mbi kokë, nuk vrapon Serbia për të na ardhur në ndihmë, por Kosova. (rasti i tërmetit, ashtu si edhe shqiptarët e Kosovës, nuk ikën në Serbi kur mbi ta derdheshin pamëshirshëm plumbat, por erdhën në Shqipëri, për të shpëtuar jetën).
Tezat zyrtare të Serbisë janë relativizimi i luftës në Kosovë. Pra ne ndërkohë që duam të shembim me art barrierat mes dy vendeve, ata të mbështetur fort nga Rusia, avancojnë të pashqetësuar me axhendën e tyre. Si mund të jetë qëndrimi i Shqipërisë “neutral” në këtë çështje? Serbia pengon dhe lobon që asnjë shtet të mos e njohë Kosovën, dhe ne përveç se nuk bëjmë asnjë nderhyrje, i fusim edhe një Bregoviç, thjeshtë se kështu na i është tiposur liderit që mandatin e tretë duket që do e harxhojë për të rregulluar punët e Ballkanit, se Shqipëria tashmë po lulëzon. Dhe aq më tepër duke lënë jashtë Kosovën? (të mos më mërziten fansat e liderit)
Cilën anë duhet të mbajmë ne? A mendohet që Rusia, mes Serbisë dhe Kosovës, të mbajë anën e Kosovës, qoftë ajo edhe gabim? Ja, ku kemi shkuar ne.
S’mundet kurrësesi të këtë kapërcim barrierash në mënyrë të njëanshme, s’mundet të këtë harrim të së shkuarës nëse nuk kërkohet falje, nëse nuk pranohen krimet. Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore është distancuar nga nazizmi, dhe krimet e tyre. Nuk e mohoi se çfarë ishte bërë, kërkoi falje, dhe i dha mundësi këtij vendi nisjen e një epoke të re marrëdhëniesh me të gjithë! Vetem kur këtë gjë ta bëj edhe Serbia, mes shqiptarëve dhe serbëve mund të nisë një epokë e re!
Personalisht nuk do të jem në këtë festë! Preferoj të respektoj dhimbjen e shqiptarëve të Kosovë, për të mos kërcyer disa këngë, që ata thone se janë përdorur për të na vrarë! Une preferoj t’i besoj shqiptarëve të Kosovës, se kurrë një e mirë s’më ka ardhur nga Serbia!