TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona është kthyer këtë mëngjes të stërvitet për herë të parë pas pandemisë së koronavirus: kur katalanasit zbritën në fushë në orën 9.30, kishin kaluar 56 ditë nga hera e fundit që lojtarët blaugrana ishin stërvitur në terrenin e tyre stërvitor.
Futbollistët mbërritën në strukturat e klubit, të veshur me uniformën e stërvitjes, shkuan direkt në fushë (duke respektuar distancimin social) e sapo kanë përfunduar seancën individuale u kthyen menjëherë në shtëpi, pa u futur në dhomat e zhveshjes.
Në grupin e parë nën urdhërat e Setien kanë bërë pjesë Messi, Suarez, Ter Stegen, Vidal, Sergi Roberto, Griezmann, Lenglet, Piqué, Umtiti, Jordi Alba e Junior Firpo.