SPORT, 7 Maj 2020, 21:40

DOKUMENTI/ Plani për rifillimin e futbollit, zbulohen emrat e ekspertëve që përfaqësojnë FSHF-në

Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dërguar menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë, emrat e përfaqësuesve të grupit të punës për të analizuar protokollin për kthimin e sigurt në fushën e lojës të futbollistëve, pas kërkesës së ministrisë, të bërë publike ditën e sotme.

Në shkresë është vendosur i pari emri i mjeku i përfaqësueses shqiptare të futbollit Xhianluka Stesina, i cili është njëkohësisht një nga punonjësit e J-Medical, qendrës shëndetësore të Juventusit.

Lista plotësohet nga mjeku i skuadrës së Kukësit, Mel Ostreni, si dhe nga mjekja e imazherisë, Arjana Sina. Gjithashtu bëhet e ditur nëpërmjet shkresës zyrtare të dërguar ministrisë se në këtë grup ekspertësh do të ishte i pranishëm edhe Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku për të garantuar disponibilitetin e administratës së FSHF.