TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha se “gjuetarit Rama” i është lagur baruti i çiftes, por prapë po i çon gazetarët në gati symbyllazi në çarkun që ka ngritur vetë.
Statusi i plotë
NË ÇARKUN E GJUETARIT PA ÇIFTE
Ky debati i gjatë i raportit të Edi Ramës me shtypin ta shpif përtej faktit që gazetarët po i çon gati symbyllazi në çarkun, që u ka ngritur me kujdes gjuetari. Por atyre nuk mund t'u vesh shumë faj që reagojnë, qoftë edhe në mënyrë agresive apo të shpërpjesëtuar, se presupozohet të jenë të përfshirë emocionalisht prej ngacmimeve.
Ajo që bën përshtypje dhe e ke vështirë ta shpjegosh është fakti se, si ka mundësi që të tjerët nuk po e kuptojnë se gjuetarit i është lagur baruti i çiftes, ndaj edhe i duhen beteja më të vogla, se sa ato me armë zjarri. Të cilat nuk e ka fare problem edhe po t'i humbasë, ndonëse edhe kjo nuk është ngjarje e sigurt.
Sepse është e njohur botërisht që gjuetarët nuk mund të jenë asnjëherë gjah i lehtë. Dhe është po kaq e vërtetë se edhe ata që kanë lindur për të qenë pre', nuk mund t'i kenë kurrë instinktet e gjuetarit”.