AKTUALITET, 10 Nëntor 2017, 16:27

Llalla lëviz prokurorët, sjell në Tiranë njeriun që arrestoi ish-guvernatorin Fullani

Llalla lëviz prokurorët, sjell në Tiranë njeriun që

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, bëri disa lëvizje të drejtuesve në prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Kështu, Ramadan Troci kthehet në Prokurorinë e Përgjithshme pas komandimit si drejtues i Prokurorisë së Vlorës nga janari i vitit 2015. Një nga aktet më të bujshme të tij ishte lëshimi i urdhër arrestit për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Në Vlorë komandohet Ardian Ylli, aktualisht drejtues i komanduar  Prokurorisë së Fierit. Ndërkohë në Fier komandohet Pali Decolli, aktualisht zv. Drejtues i kësaj prokurorie.

Granit Shahu, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Shkodrës kthehet prokuror në Tiranë. Në vend të tij komandohet Anton Martini, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

TPZ.AL