TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike braktisi seancën e djeshme parlamentare, ndërsa ish-deputeti Ervin Salianji e kritikoi këtë lëvizje duke e cilësuar si shërbim të Sali Berishës ndaj Edi Ramës.
Megjithatë, kritikat kanë ardhur jo vetëm nga Salianji, por edhe nga radhët e deputetëve të PD, disa prej të cilëve janë shprehur kundër bojkotit të seancës parlamentare.
Deputetja Jorida Tabaku u shpreh përmes një mesazhi në grupin e deputetëve të PD se mospjesëmarrja u heq ligjvënësve të vetmen platformë publike për debat, duke theksuar se kjo është provuar dhe “pasojat dihen”.
Ajo shtoi se deputetët duhet të përdorin çdo hapësirë që kanë për përballje.
Po ashtu edhe deputeti Bujar Leskaj është shprehur se ky vendim për të bojkotuar seancën është i gabuar, duke pyetur se cili është kuptimi i këtij mesazhi që opozita jep duke mos marrë pjesë në Parlament.
Edhe Ina Zhupa është shprehur kritike, duke nënvizuar ato që shprehu Leskaj, duke pyetur se çfarë të mire sjell kjo për opozitën.


