TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Xhevahir Zhabina dhe Sokol Bregu, kanë folur për garën për kreun e KPP, gjatë emisionit Të Paekspozuarit.
Zhabina zbuloi emrat e kandidatëve që rezultojnë me më shumë pikë, ndërsa Bregu u ndal te personat e skualifikuar, duke deklaruar se kanë "halle me SPAK".
Xhevahir Zhabina: KPP është institucion i rëndësishëm pasi shërben si gjykatë në rastet kur një tender ankimohet. Ky institucion vendos. Ka në dorë qindra milionë euro në vit dhe vendos kush i merr dhe kush e humb. Ka këtë lloj kompetence dhe pushteti, influencat për ta kapur janë legjitime, por në çastin kur janë ligjore. Deri tani ka qenë kryetar Jonaid Myzyri, që u hetua nga SPAK por iu pushua çështja. Është një tjetër njollë e zezë në historinë e SPAK, pasi mbajti nën hetim një zyratar për dy vjet dhe pastaj pushon çështjen, edhe pse kishte kërkuar pezullimin e tij. Tashmë është hapur gara për ta zëvendësuar. Kandidatët kryesorë janë Ismail Shehu dhe Enea Hoti, kanë nga 74 pikë, kanë diferencë të madhe nga vendet e tjera. Por pikëzimi në thelb nuk ka ndonjë vlerë, pasi Parlementi mund të zgjedhë nga lista. Por ata mund të zgjedhin edhe të fundit.
Sokol Bregu: Ka patur shumë kandidatë në garë, katër prej tyre i jepen parlamentit. Shpresoj që këtë rradhë parlamenti të jetë më koherent. Këta që kanë halle në SPAK janë skualifikuar. Shumë nga anëtarët e KPP që ishin, pasi u ka përfunduar mandati, njeriu që bie më shumë në sy është Kreshnik Tërnova, për shkak të akuzave që i ka bërë Gerond Meçe lidhur me pretendimin e tij të rrëmbimit. Tërnova ka disa hetime në SPAK, më i fundit fare erdhi në këtë muaj. Anulloi një nga tenderat kryesorë që kishte fituar një firmë, edhe pse ishin jashtë kohës së veprimit, bëhej fjalë për tender për portat hyrëse dhe dalëse për dy portat kryesore Durrës dhe Sarandë, hoqi firmën që kishte fituar me më pak dhe vuri atë me fondin limit. I është shtuar edhe kjo. SPAK e heton për disa vepra penale. Ende nuk ka masë sigurie. Por ka edhe anëtarë të tjerë, ka thirrur disa SPAK, por emri i tij bën më shumë zë në publik për shkak se gjithmonë është në dosjen kryesore të rrëmbimit të biznesmenëve dhe përmendet si njeri që kishte njohuri për rrëmbimin e tyre.