TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Sokol Bregu dhe Xhavahir Zhabina, të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, kanë dhënë detaje nga ekzekutimi me snajper i Edmond Sulës, një personazh i njohur për policinë pai ishte proceduar dhjetëra herë.
Gazetarët shpjeguan pistën kryesore që po hetohet dhe ka të bëjë me shit-blerjen e tokave.
Sokol Bregu: Personazh që nuk ka ndonjë emër shumë të madh në botën e krimit. Me probleme ligjore, policia e njeh, e ka proceduar me dhjetëra herë. Është goditur afër shtëpisë kur do të parkonte. Ështrë gjetur, besoj se janë gjetur dy gëzhoja por është goditur në qitje perfekte, për shkak të natës është qëlluar me pushkë snajper, por ka qenë afër, nuk bëhet fjalë për ndonjë qitje nga largësi e madhe. Autori ka qenë i pashqetësuar edhe për faktin e orës së vonë. Kalimtarë nuk ka patur. Ka kryer detyrën që ka marrë përsipër. Policia dyshon se mund të ketë pagesë dhe autori të jetë i paguar, por nuk bëhet fjalë për krim të organizuar me shumë persona, apo që ka kushtuar shumë, për të shkuar në këtë ide. Ajo që duket qartazi, viktima nuk ruhej, nuk mendonte se kishte konflikte kaq të mëdha sa mund të arrinin deri në ekzekutimin e tij. Pista kryesore mbetet cështja e tokave dhe pronave. Kjo është motivi, por motive mund të ketë të shumta. Pista kryesore mbetet toka rreth e rrotull banesës së tij dhe në fshatin Bërxullë. Merrej me shit-blerjen e tokave në këtë fshat. Është fshat që kohët e fundit vlera e tokës është rritur shumë në vlerë. Normalisht ka ngatërresa dhe konflikte të tilla.
Xhevahir Zhabina: Ajo që kuptohet nga kjo ngjarje, kemi të bëjmë me krim që nuk ka lënë shumë prova në vendin e ngjarjes. Kemi një plumb të qëlluar drejt viktimës. Ka mbetur i vrarë në vend. Kamera nuk ka shumë. Distanca mes viktimës dhe personit që ka qëlluar është 60-70 metra, ka qenë vrasës i përgatitur. Dyshohet për vrasje me pagesë dhe dyshohet se mund të kenë qenë dy persona, njëri që ka qëlluar dhe tjetri që ka ndihmuar për tu larguar. Kryesoja e pistave është ajo e shit-blerjes së pronave. Njihej si person problematik pasi ka patur konflikte të herëpashershme me banorët e zonës. Ka qenë i proceduar me dhjetëra raste nga policia e Tiranës. Ka qenë i proceduar edhe për mos kallëzim krimi në rastin e vrasjes së teknikut të kondicionerit, por i shpëtoi drejtësisë. Është kërkuar informacion nga Interpol për të parë nëse ka të dhëna për këtë personazh.