AKTUALITET, 21 October 2026, 13:52

Ekzekutoi 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi të tretin, Gjykata lë në burg autorin: Jam penduar, pësova tronditje psikike

Ekzekutoi 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi të tretin,

Gjykata e Tiranës vendosi masën ‘arrest me burg’ për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, i cili dy ditë më parë vrau me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosi vallain tjetër të tyre, Shefqet Islamaj, gjatë një konflikti të ndodhur në Kamëz.

Në dëshminë e dhënë, ai është shprehur i penduar për krimin, ndërsa në gjykatë nuk ka folur për shkak të tronditjes psikologjike.

Nëpërmjet avokatit. Manzi ka deklaruar se vrasja ka ardhur pasi tre vëllezërit Islamaj kanë dhunuar me sende të forta dhe leva atë, motrën dhe nënën. Manzi ka thënë se më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, për rrugëkalimin e një betoniereje, e cila do të kryente punime në banesën e vëllezërve Islamaj.