TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ole Gunar Solskjaer e ka festuar me fitore ndeshjen e tij të parë pas emërimit zyrtarisht si trajneri i ekipit edhe për tre sezonet e ardhshme. Norvegjezi ka udhëhequr ekipin e tij në suksesin 2-1 ndaj Uotford, duke u kthyer përsëri në vendin e katërt në renditjen e kampionatit, që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm dhe që është objektivi i këtij edicioni.
Rashford në pjesën e parë dhe Marsial në të dytën bënë më të thjeshtë punën e “djajve të kuq” në këtë ndeshje me golat e tyre, ndërsa goli i Dukure vetëm në fundin e takimit nuk i shqetësoi shumë në rrugëtimin drejt tre pikëve të radhës.
Ndërkaq, rezultati i sotëm i ndeshjes Kristal Palas-Hadërsfilld ka dhuruar një gjë shumë të rrallë në kampionatin anglez, pasi pa filluar muaji prill dihet që tani se ka një ekip të rënë matematikisht në Championship. Hadërsfilld u mund me shifrat 2-0 dhe tashmë nuk ka mundësi që tw rikuperojë diferencën me skuadrat jashtë zonës së ftohtë në 6 ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të sezonit në Angli.
Rezultatet
Brajton-Sauthempton 0-1
53’ Hojbjerg
Bërnli-Ulvërhempton 2-0
2’ (ag) Koadi, 77’ MekNeil
Kristal Palas-Hadërsfilld 2-0
76’ (p) Milivojeviç, 88’ Van Anholt
Leister-Bornmuth 2-0
11’ Morgan, 82’ Vardi
Mançester Junajtid-Uotford 2-1
28’ Rashford, 72’ Marsial / 90’ Dukure