AKTUALITET, 30 Mars 2019, 17:57

Artan Hoxha: Astmer Bilali dyshohet se ekzekutoi Fatbardh Licin

Artan Hoxha: Astmer Bilali dyshohet se ekzekutoi Fatbardh Licin

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar sot se i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018, është Astmer Bilali. Bilalit sot iu vra babai dhe xhaxhai dhe ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen. Boksieri i arrestuar, pjesë e grupit të Bajrajve, që sot është në burg për armëmbajtje pa leje, ka qenë mik me familjen Lici, tha Hoxha, e më pas për arsye që nuk dihen kaloi tek grupi i Bajrajve.

"Operacioni Oaz duhet të vazhdonte. Janë goditur njerëzit e afërt të rivalëve. Astmeri shok me Licin, më pas nuk u pa më me ta. Se di arsyen, por u pa më pas me Bajrajt. Astmer Bilali dyshohej si personi kryesor që vrau Fatbardh Licin. Doli më 1 shtator dhe e kanë ngatërruar dhe u vra Arjan Ferracakun. Vrasja e xhaxhait shkel çdo lloj norme edhe të grupeve kriminale. Nga sot do preket kushdo, mesazh i qartë për Astmer Bilalin", tha Artan Hoxha.

Ditën e sotme, u vranë me armë zjarri tek dera e shtëpisë dy vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, pasi Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve.