TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur pritej që Junajtid të konfirmohej këtë sezon si pretendenti kryesor për titullin kampion në Angli, “Djajtë e kuq” vazhdojnë të zhgënjejnë dhe pas katër javësh, shohin vetëm një fitore të marrë dhe dy barazime.
Edhe sot, Junajtid ka ngecur në transfertë aty ku ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Southemptonit. Në minutën e 10 të takimit, Xhejms ka arritur të shënojë një supergol duke dhënë idenë se kanë nxjerrë leksione nga ndeshjet e shkuara. Megjithatë, pak minuta pasi ka nisur pjesa e dytë ka ardhur edhe goli i barazimit aty ku Vestergard ka arritur të barazojë.
Në kmi8nutën e 73, vendasit kanë mbetur me 10 futbollistë duke qenë se Danso ka marrë edhe kartonin e dytë të verdhë duke u larguar nga fusha, e megjithatë Junajtid nuk ka ditur të përftojë duke e mbyllur takimin në barazim 1-1. Aktualisht, Junajtid renditet në vendin e katërt megjithatë gjithçka mund të ndryshojë pasi diferenca me vendin e fundit është vetëm pesë pikë.