AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 17:25

Konte: Me Ikardin kemi bërë çdo gjë në mënyrë korrekte, Sançez ka shumë dëshirë

Konte: Me Ikardin kemi bërë çdo gjë në

Në konferencën për shtyp para transfertës së nesërme ndaj Kaljarit, tekniku Antonio Konte nuk mund t’i shmangej pyetjeve rreth situatës së Mauro Ikardit. Tekniku është shprehur se klubi është sjellë në mënyrën e duhur dhe ka qenë korrekt.

Ndër të tjera, Konte i është gëzuar transferimit të Sançez, të cilin e ka grumbulluar menjëherë, ndërsa është shprehur se kiliani ka ardhur me shumë dëshirë. “ Në marrëdhënien me Ikardin, kemi bërë çdo gjë në mënyrën më korrekte dhe do të vazhdojmë kështu. Në dhomat e zhveshjes çdo gjë në rregull, flitet për këtë çështje prej tetë muajsh dhe unë nuk dua të bëhem pjesë.

Dua të fokusohem në punën time këtë sezon. Sançez duhet të integrohet në grup dhe më pas të bëjë atë që di më mirë. Është shumë i mirë në finalizim dhe asistime, është lojtar i rëndësishëm. Ka ardhur me një dëshirë të madhe”, u shpreh Konte.