AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 16:23

Zjarret masive po zhdukin florën dhe faunën në pyjet e Amazonës

Zjarret masive po zhdukin florën dhe faunën në pyjet e

Agjensia hapësinore braziliane raporton se deri më tani ka pasur pothuajse 85,000 zjarre në pyjet e zonës.

Por sa e rrezikshme është e gjithë kjo situatë e krijuar për gjallesat të cilat Amazonën e kanë shtëpinë e tyre.

Disa kafshë kanë qenë në gjendje të shpëtojnë, por shumica prej tyre nuk i ka mbijetuar dot. Gjitarë të mëdhenj, të tillë si jaguars, janë të vetmit që mund të shpëtojnë kollaj pasi janë në gjendje të vrapojnë shpejt, e kështu i shmangen zjarrit.

Ndërkohë kafshë të tjera të pafuqishme mund të vdesin menjëherë.

Dr Claudio Sillero, profesor i biologjisë në Universitetin e Oksfordit, thotë për BBC se ai është veçanërisht i shqetësuar për krijesat më të vogla në pyll: “Ata nuk kanë shpresë.”

“Grupe të ndryshme të kafshëve edhe mund të vrapojnë”, thotë ai. “Por ne me të vërtetë duhet të shqetësohemi për amfibët, zvarranikët dhe jovertebrorët. Ata jetojnë në mikrohabitate, dhe nëse këta mikrohabitate goditen nga zjarri, ata do të zhduken plotësisht, dhe këto kafshë do të vdesin.”- shton ai. Ndërkohë kjo bën që zjarret të zhdukin mijëra specie në pyjet e Amazonës./BBC