Vullkani ‘Stromboli’ i cili ndodhet në brigjet e ishullit italian të Sicilisë është aktivizuar prej disa ditësh ndërkohë që rreth 500 banorë që jetojnë në ishullin e vogël u është rrezikuar edhe jeta.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapej me shpejtësi.
Ndërkohë deri më tani, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga vullkai.
Është konsideruar si një nga vullkanet më aktivë në botë, duke u mbiquajtur edhe “Drita e Mesdheut”.
Sipas studimeve ai ka qenë aktiv përgjatë harkut kohor të 2000 viteve të fundit.