AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 14:26

Federata publikon programin e kuqezinjve, të enjten nisja për në Francë

Federata publikon programin e kuqezinjve, të enjten nisja për në

Pas publikimit të listës me 25 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Francës në transfertë dhe Islandës në shtëpi, dhe pas konferencës për shtyp të trajnerit Edi Reja, FSHF ka shpallur edhe axhendën për kuqezinjtë në këto ditë.

Kështu, të hënën dhe deri ditën e mërkurë do të ketë në orën 13:30 konferencë për shtyp nga dy futbollistë të Kombëtares.

Të hënën do të ketë një seancë stërvitore, ashtu si edhe të mërkurën, ndërsa të martën do të ketë sy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite.

Ndërkaq, të enjten në orën 11:15 është parashikuar udhëtimi drejt Francës, teksa seanca stërvitore do të kryhet në Paris në orën 18:00.

Sakaq, një ditë para ndeshjes së të shtunës, të premten, do të mbahet në Saint Denis konferenca e trajnerit Reja dhe kapitenit të skuadrës. Më pas do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore.