AKTUALITET, 3 Prill 2019, 09:26

Nga Rumania në SHBA/ Zbulohet kush fshihet pas "Facebook-ut” të Ramës, Berishës, Bashës dhe Veliajt

Prej shumë kohësh në vendin tonë politikanët janë të lidhur ngushtësisht me performancën e tyre në rrjetet sociale, dhe menaxhimin e sjelljes në rrjet.

Jo pak herë flitet se pas zyrave të shtypit qëndrojnë qindra persona, e mesa duket vetëm në Facebookun e kryeministrit Rama janë 23 editorë.

Një prej atyre që e menaxhon këtë faqe lokalizohet me qëndrim në Rumani, po është e pamundur që të specifikohet identiteti i tij.

Përmes një ndryshimi të fundit të bërë nga Facebook, ndjekësit kanë mundësi që të gjejnë sesa persona kanë akses si editor apo moderator në një faqe të caktuar në rrjetet sociale.

“Po ky Rumuni që futet në llogarinë e kryeministrit tonë ç’të jetë? Agjent rus i kamufluar si rumun!?”, shkruan Lindita Çela, e cila ka publikuar dhe informacionin në Facebook për faqen e kryeministrit të vendit.