SPORT, 7 October 2026, 17:29

Majkëll Olise si thesar, shumë marramendëse në arkat e Bajernit pas shitjes

Majkëll Olise si thesar, shumë marramendëse në arkat e

Legjenda braziliane Nejmar, me një tarifë transferimi prej 222 milionë eurosh, është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në botë. Vazhdojnë të qarkullojnë zëra se Majkëll Olise mund të arrij shifra të ngjashme nëse në të ardhmen largohet nga Bajerni.

Gjithçka mund të varet nga suksesi i kampionëve rekord të Gjermanisë këtë sezon. Te Bajerni, Majkëll Olise konsiderohet i patjetërsueshëm. Që prej transferimit të tij pak më shumë se dy vite më parë, sulmuesi francez jo vetëm që ka dhuruar gola dhe asistime me ritëm të lartë, por ka sjell edhe shumë emocione me paraqitjet e tij. Në Mynih kanë dashur ta zgjasin kontratën e tij që herët dhe kjo dëshirë nuk është shfaqur vetëm gjatë javëve të fundit.

Sipas “Bild”, bavarezët bënë kontaktet e para një vit më parë për të nisur negociatat e kontratës me 24 vjeçarin. Raportohet se Bajerni është i gatshëm ta ngrej Olisen në grupin e futbollistëve më të paguar të skuadrës. Në këtë rast, ai mund të përfitoj rreth 25 milionë euro në vit, një shifër e ngjashme me atë të Hari Kejnit ose Jamal Musialës. Megjithatë, pasi Olise nuk ka dhënë asnjë sinjal për zgjatjen e parakohshme të kontratës në Mynih, vazhdojnë edhe spekulimet për një largim të mundshëm.

Reali i Madridit dhe Paris Sen-Zhermeni përmenden vazhdimisht si destinacione të mundshme. Në këtë kontekst, shpesh flitet edhe për një shumë marramendëse transferimi që Bajerni mund të arkëtoj nëse Olise largohet. Sipas një vlerësimi të “Bild”, një tarifë transferimi prej të paktën 300 milionë eurosh është “mjaft e pamundur”, pasi kontrata e Olises është e vlefshme vetëm deri në vitin 2029.

Për ta mbajtur Olisen te Bajerni sa më gjatë të jetë e mundur, për momentin gjithçka varet nga suksesi sportiv. Futbollisti ka fituar dy herë titullin e Bundesligës, ndërsa sezonin e kaluar ngriti edhe Kupën e Gjermanisë. Tani objektivi është fitimi i Ligës së Kampionëve. Nëse Olise nuk sheh më mundësi për ta ngritur trofeun në Mynih, një transferim jashtë Gjermanisë mund të bëhet një alternativë tërheqëse.