AKTUALITET, 24 Maj 2019, 09:44

Nesër protesta, Tritan Shehu takim me strukturat e PD në Gjirokastër: Frymë e lartë mobilizimi kundër arrogancës së pushtetit

Nesër protesta, Tritan Shehu takim me strukturat e PD në


Ish-deputeti Tritan Shehu ka zhvilluar disa takime me qytetarë të qarkut të Gjirokastër dhe degët e PD pas të cilave shprehet optimist për pjesëmarrjen në protestë.

Shehu shkruan se ka konstatuar një frymë të lartë mobilizimi për të vazhduar pa u lëkundur aksionin politik.

Postimi i Shehut:

Qarku i Gjirokastrës nesër në protestën e madhe me pjesëmarrje dhe vendosmëri më të lartë se çdo herë.

Nga të gjitha takimet e ndryshme që realizova në Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë, Përmet e Këlcyrë, konstatova një frymë të lartë vendosmërie, mobilizimi për të vazhduar pa u lëkundur aksionin e madh politik, në mbrojtje të demokracisë e vlerave tona Perëndimore.

Të gjitha degët gjithashtu paraqiten me një nivel të lavdërueshëm organizativ, duke iu përgjigjur kështu vullnetit të anëtarësisë, mbështetësve e banorëve në tërësi.

I falënderoj dhe i inkurajoj të gjithë këta njerëz fisnikë, për pjesëmarrjen e tyre aktive apo për mbështetjen e shumëllojshme që po i japin kësaj lëvizje të madhe, pikërisht për t’iu kundërvënë autokracisë, deformimit të demokracisë, varfërisë, arrogancës së pushtetit etj, për të rivendosur parimet europiane e zhvillimet drejt prosperitetit të vendit.