TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritja ekonomike botërore, që pritet gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2019, mund të komprometohet nga rikthimi i tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, paralajmëroi sot shefja ekonomike e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Ndonëse impakti mbi rritjen botërore është për momentin relativisht modest, përshkallëzimi i ri (i luftës tregtare) mund të përkeqësojë seriozisht klimën e biznesit dhe besimin tek tregjet financiare”, thekson Gita Gopinath në një deklaratë të përbashkët me asistentin e saj Eugenio Cerutti dhe ekonomistin, Adil Mohommad.
“Lufta tregtare trazon kanalet e prodhimit dhe mund të komprometojë rifillimin e rritjes ekonomike botërore të parashikuar më 2019”, thuhet në deklaratë.