BALLKAN, 11 Shtator 2018, 13:02

Ndryshimi i kufijve, Haradinaj: Eksperiment i rrezikshëm!

Ndryshimi i kufijve, Haradinaj: Eksperiment i rrezikshëm!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur kundërshtimin e tij për ndryshimin e kufijve. Madje e quan “Eksperiment” ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Haradinaj deklaroi se kjo retorikë politike duhet të ndalet, Kosova nuk e ka luksin që të lëshohet në temën e ndryshimit të kufirit.

Haradinaj tha se do të dëshironte të mbetej i rezervuar ndaj një kërkesë të përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë si mbështetje politike që këto komuna të Serbisë, t’i bashkohen Kosovës.

Haradinaj tha se loja me kufi mund të jetë shumë e rrezikshme.

Deklarata e Haradinaj:

Është eksperiment i rrezikshëm loja me kufi e territore. Jam kundër këtyre eksperimenteve dhe i lus të gjithë që të kenë kujdes.

Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se sa me rrezik është loja me kufi në Ballkan. E dimë nga e kaluara, sa herë janë hapur nuk dihet ku janë mbyllur dhe në të mirën e kujt. Sa herë janë hapur nuk është ditur se ku do të mbyllen, pas sa tragjedive dhe në të mirën e kujt.

Shpresojmë që edhe opozita do t’i jap përkrahje këtij ekipi. Kishim një gjendje ku opozita dhe Lista Serbe nuk e kanë përkrahur, por të shohim si do të rrjedhin gjërat.

TPZ.AL