LIFESTYLE, 16 Janar 2020, 13:54

RRËFIMI/ U ndanë se e rrihte gruaja, Saimir Çili rrëfen shkakun: Gjithë kohës kemi bërë sherr, e bukura ishte se…

RRËFIMI/ U ndanë se e rrihte gruaja, Saimir Çili rrëfen


Sajmir Cili, Drejtori i Cirkut Kombëtar, ishte një moment në qendër të lajmeve rozë për ndarjen nga gruaja e tij, Suela Kalaja.

E para ishte Suela, ajo që kërkoi urdhër-mbrojtje ndërsa, pas saj, ishte kantautori ai që denoncoi gruan për dhunë.

I ftuar në “Soiree”, me Jonida Shehun, Çili ka rrëfyer mbrëmë se me ish-bashkëshorten, Suela Kalaja, janë grindur për shkak të profesionit. Tekstet e këngëve duket se kanë qenë shkaku i rrahjes mes tyre.

‘Duke qenë në një familje, duke qenë të dy kantautorë dikur, kompozitorë, unë edhe orkestrues, dilema më e madhe për t’u zënë kanë qenë tekstet e këngëve. Me Suelën jemi zënë gjithë kohës vetëm për tekstet. E bukura e profesionit është që jemi brenda shtëpisë, çdo gjë e bën bashkë’, u shpreh ai.

Dyshja tashmë është ndarë prej disa vitesh dhe ata vazhdojnë jetën, ndërkohë që produkt i martesës disavjeçare është një vajzë.