AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 08:48

Myslym Murrizi shkarkohet edhe nga kreu i PD Lushnje, ja kush e zëvendëson

Myslym Murrizi shkarkohet edhe nga kreu i PD Lushnje, ja kush e

Partia Demokratike vazhdon “ndëshkimin” ndaj deputetit Myslym Murrizi, i cili është përjashtuar nga të gjitha strukturat e partisë, pasi doli kundër vendimit të grupit parlamentar për të djegur mandatin.

Murrizi ishte edhe kryetar i degës së PD-së në Lushnjë, por pas përjashtimit, Lulzim Basha ka dërguar në këtë qytet Enkelejd Alibeajn dhe Sahit Dollapin, që është sekretar organizativ për të ristrukturuar degën e këtij qyteti.

Deputeti dhe zyrtari demokrat, janë takuar me demokratët e kësaj zone dje  pasdite, ndërsa mësohet se në bazë të riorganizimit të ri do të ketë dy degë, përpos Lushnjës dhe në Divjakë.

Dega e PD në Lushnjë, do të drejtohet nga Daut Sula i komanduar ditën e djeshme në krye të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Murrizi refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetit, duke dalë kështu kundër vendimit të PD dhe opozitës së bashkuar, si formë presioni për largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Ai e argumentoi vendimin e tij se është një pro-amerikan dhe se përfaqëson vullnetin e popullit që e ka votuar, ndërsa ditë pas dite ka shpërthyer në akuza ndaj lidershipit të PD-së.