TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre shtëpi raportohet se janë shkatërruar si pasojë e erës e fuqishme, e cila ka kapluar disa zona në qytetin e Gramshit.
Gjashtë familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi mbrëmjen e djeshme era e fuqishme ka shkatërruar tre shtëpi dykatëshe.
Gjatë ditës së djeshme, por edhe këtë të diel, vendi ynë ka qenë i “mbërthyer” nga erërat e forta dhe temperaturat e ulëta, situatë kjo që ka shkaktuar probleme në shumë qytete e fshatra.
Sakaq, gjashtë familjet Merzheku e Basha në fshatrat Grazhdan e Gribë janë aktualisht pa kulm mbi kokë, pasi era iu mori gjithçka.