TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ngjarjes së rëndë ku një elektricist humbi jetën sot në krye të detyrës në Pukë, ka ardhur menjëherë një reagim nga OSHEE-ja.
Sipas saj, elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç është gjetur pa shenja jete në shtyllën e fiderit në Iballë, i cili ndodhet mes Tropojës dhe Pukës.
Mes tjerash ky institucion shprehet se janë nisur drejt vendngjarjes ekipet e OSHEE dhe për këtë është njoftuar më herët edhe Policia e Shtetit.
Teksa shpreh ngushëllimet për familjarët, OSHEE nënvizon se trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit.
“Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencise OSHEE Pukë jane njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka.
Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës. Ne vendngjarje jane nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe policia e shtetit.
Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes. OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afermeve te tij”, thuhet në njoftim.