AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 22:32

Breshëri 'Touareg'-ut në Korçë, shënjestra e atentatit nuk ishte në makinë

Breshëri 'Touareg'-ut në Korçë, shënjestra

Një atentat është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në lagjen nr. 4, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Autorët, të cilët mendohet se kanë qenë dy, kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti tip 'Touareg', por brenda nuk ka qenë asnjë person.

Personi që ka makinën në pronësi, sipas të dhënave të para nga Korça është person me precedent penal, por ka shpëtuar, pasi në momentin që autorët kanë zbrazur kallashnikovin nuk ka qenë në makinë. Ngjarja e shënuar pranë shkollës 'Demokracia' ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët e Korçës, ndërsa policia ka ngritur disa postblloqe për të prangosur autorët.