TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi la dy pikë në transfertën ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”, ndonëse ishte në avantazh të dy golave, ndërsa VAR që i erdhi në ndihmë në dy momente, e ndëshkoi në minutat shtesë, ndonëse vendimi ishte vërtetë i dyshimtë dhe bëri që sfida të mbyllej mes polemikave.
Sfida nisi menjëherë me "malore" për Interin, që pa topin në rrjetën e Handanoviç që në sekondën e 21-të të takimit, kur pas një topi të gjatë në gjysmëfushën zikaltër, mbrojtja u kap në befasi dhe De Vrij devijoi në mënyrë të pafat në portën e tij.
Megjithatë reagimi i Interit ishte për t’u admiruar, pasi vetëm 5 minuta më vonë, ishte ish mesfushori i Fiorentinës, Matias Vecino, që riktheu baraspeshën, ndonëse preferoi të mos festojë për respekt të tifozërisë vjollcë.
Vetëm pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, ishte Mateo Politano, që bëri gjithçka mirë nga krahu i djathtë i sulmit, depërtoi në qendër dhe nga jashtë zone lëshoi një predhë, duke dërguar topin për herë të dytë në rrjetën e Lafont.
Pjesa e dytë nisi sërish mirë për Interin, pasi në minutën e 52-të, me ndihmën e VAR-it, arbitri akordoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol sulmuesi kroat, Ivan Perisiç.
Por sfida nuk kishte përfunduar, pasi Fiorentina nuk pajtohej kurrsesi me këtë rezultat dhe u hodh në sulm, duke gjetur golin e dytë me Muriel, vetëm pak minuta pasi i ishte anuluar një tjetër për faull në zonë, po të kolumbianit.
Dramatike ishin minutat shtesë, pasi në të 95-ën, arbitri vërshëlleu penallti për Fiorentinën, por ky vendim u kontestua nga zikaltrit. Pasi e pa mbi 10 herë në video, arbitri vendosi të konfirmojë penalltinë, ndonëse në pamje dukej vërtetë e dyshimtë.
Penalltia u ekzekutua nga Veretout, i cili mposhti kapitenin e ri të Interit, Handanoviç, dhe riktheu baraspeshën në rezultat, duke bërë që të dy skuadrat të ndajnë nga një pikë.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/i-01.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/i-02.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/i-03.mp4"][/video]
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/i-04.mp4"][/video]