SPORT, 3 Prill 2020, 17:07

Premier League mund të zhvendoset në Kinë! Ideja e një klubi për të shpëtuar sezonin dhe… paratë

Premier League mund të zhvendoset në Kinë! Ideja e një klubi


Premier League mund të zhvendoset në Kinë pēr të përfunduar këtë sezon futbollistik. Ēshtë ky lajmi që vjen nga mediat britanike, burim që i referohet idesë së një klubi emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Tani është e sigurt se rifillimi i kampionatit do të shtyhet përsëri dhe dëshira për të përfunduar kampionatin është pothuajse unanime për të mos humbur 800 milion euro të garantuara nga financimet dhe të drejtat televizive.

Pikërisht ky klub është i gatshëm të qëndrojë në Kinë një muaj për tê përfunduar sezonin, të shpētojë paratë dhe të mos anulohet sezoni siç ndodhi në Belgjikë.