TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Covid-19 po paralizon totalisht futbollin kudo në botë. Në një kohë kur UEFA dhe FIFA vijojnë punën për të rikthyer futbollin e luajtur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, Federata Belge e Futbollit është e para e cila merr një hap konkret dhe të fortë.
Pas një mbledhje të jashtëzakonshme, Federata Belge ka vendosur ta ndërpresë përfundimisht futbollin në vend duke shpallur kampion për sezonin 2019-2020 Clube Brugge. Brugge kryesonte kampionatin me 15 pikë diferencë nga Gent i vendit të dytë.