TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori amerikan Eric Wendt zhvilloi një takim mirëseardhjeje me kryeministrin Edi Rama, pas nisjes së misionit të tij në Shqipëri. Të shtunën, më 26 shtator, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj.
"Mirë se edhe", shkruan Rama krah fotos së ndarë në rrjetet sociale.
Pas këtij takimi, ka reaguar edhe vetë Kryeministri Rama, i cili shkruan: “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”.
Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë që prej vitit 1991, kur mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, ndërsa prej vitit 2023 ambasada e SHBA-ve është drejtuar nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë.