TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Matura e vitit 1998 e gjimnazit “Sami Frashëri” është mbledhur 22 vite pas përfundimit të shkollës. Këngëtarja Julka Gramo ka publikuar dy foto në profilin e saj në Instagram, ku shihen ish-shokët e klasës, tashmë të rritur e të mbledhur grup.
Në foto arrijmë të dallojmë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Matura ‘98 në flakë,”– shkruan Gramo krahas fotos.
Grupi nuk është hera e parë që mblidhen së bashku duke kujtuar maturën e para shumë viteve. Madje në një klasë më ish-ministrin Tahiri ka qenë edhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Para dy vitesh, ishte Tahiri ai që ‘i kërkoi llogari’ Tabakut, e cila nuk kishte shkuar në party-n e organizuar, mungesë e Tabakut që përsëritet edhe kësaj here…