TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Portugalisë nuk pati një pritje të qetë në kthimin në atdhe, pas mbërritjes në aeroportin “Francisco Sá Carneiro” të Portos, ku pati momente tensioni mes tifozëve dhe trajnerit Jorge Jesus.
Skuadra u kthye në Portugali për të përgatitur ndeshjen e radhës në Nations League ndaj Norvegjisë, e programuar për të dielën në stadiumin “Dragão”. Për shkak të situatës së tensionuar, ekipi u shoqërua nga policia gjatë largimit nga terminali drejt autobusit.
Në momentin kur grupi po largohej nga aeroporti, një tifoz iu drejtua Jorge Jesus me një seri kritikash dhe fyerjesh, duke iu referuar edhe përplasjeve të fundit mes trajnerit dhe Cristiano Ronaldos.
Sipas të përditshmes sportive portugeze “A Bola”, tifozi i tha:
“Nuk vlen asgjë, JJ! Je një turp! Ke një ego të madhe sa Kulla Eiffel! Nuk i arrin as te maja e thoit Cristiano Ronaldos. Nuk vlen asgjë-është sportisti më i madh portugez i të gjitha kohërave! Je një turp! Shko e jep një konferencë tjetër e të thuash se je më i miri. Sot do të të çoj në majën e Torre dei Clerigos, kështu që egoja jote do të fryhet akoma më shumë”.
Situata kërkoi ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilat shoqëruan skuadrën për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.
Përplasjet mes Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldos kanë tërhequr vëmendje të madhe në Portugali, ndërsa kritikat e tifozëve ndaj trajnerit u bënë të dukshme edhe në kthimin e kombëtares në vend.