TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjigandi Shell thotë se ka zbuluar një potencial të madh nafte në pusin Shpiragu 4 në Shqipëri. “Shell tha të premten se testimet fillestare kanë treguar një potencial rrjedhjeje prej disa mijëra fuçish me naftë në ditë nga pusi i saj Shpiragu 4 në Shqipërinë qendrore. Kompania tha se ka nevojë për më shumë punë për të përcaktuar vëllimin e saj komercial,” shkruan agjencia Reuters.
“Jemi të kënaqur nga këto teste fillestare, që kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi. Ne presim që të rritet biznesi ynë në Shqipëri,” tha Marc Gerrits, zëvendëspresident ekzekutiv i eksplorimit në Shell.
Pas këtij lajmi reagoi edhe kryeministri Edi Rama.
“Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera,” shkruan Rama.