TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lionel Messi ka vendosur të mos udhëtojë drejt Londrës për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, pavarësisht se ishte konsideruar një nga pretendentët kryesorë falë paraqitjeve të tij me Argjentinën dhe Inter Miamin.
Sipas raportimeve, vendimi i yllit argjentinas erdhi pas një periudhe të ngarkuar me udhëtime dhe angazhime sportive, që e kishin detyruar të përshkonte distanca të mëdha brenda pak ditësh.
Fillimisht, Messi udhëtoi drejt Oviedos, ku të premten mori Çmimin Sportiv Princesha e Asturias. Më pas, ai u rikthye në Shtetet e Bashkuara për të luajtur me Inter Miamin kundër New York Red Bulls, ndeshje që skuadra e tij e humbi me rezultatin 2-0.
Pas këtyre angazhimeve, argjentinasi ishte i pranishëm edhe në Miami për edicionin e dytë të Kupës Messi.
Në fund, 8 herë fituesi i Topit të Artë vendosi të mos udhëtonte drejt kryeqytetit britanik, duke zgjedhur të pushonte pas një kalendari të ngjeshur.
Mungesa e Messit ishte një nga temat e diskutuara për ceremoninë, duke pasur parasysh ndikimin e tij në futbollin botëror dhe paraqitjet me fanellën e Argjentinës dhe Inter Miamit.