TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen gjatë protestës së 63-të kombëtare në bulevardin përpara Kryeministrisë ishte prania e deputetes Marjana Koçeku, e njohur edhe me nofkën “Neomalësorja”.
Në protestë, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si edhe përfaqësues të diasporës, Koçeku u pa mes protestuesve, duke shprehur mbështetjen e saj për kërkesat e tyre.
Sipas organizatorëve, protesta kishte si synime ndryshimin e sistemit politik, ndryshimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas qëndrimit në shesh, Marjana Koçeku iu bashkua edhe marshimit të protestuesve përgjatë bulevardit, duke ecur krah qytetarëve pjesëmarrës në tubim.