AKTUALITET, 1 August 2026, 20:12

Protestë në Rrogozhinë kundër ndarjes së re territoriale/ Banorët refuzojnë bashkimin me Kavajën

Banorët e Rrogozhinës kanë protestuar këtë të shtunë kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mundësisë së bashkimit të Bashkisë Rrogozhinë me Bashkinë e Kavajës. Ata kërkojnë që ky vendim të rishikohet.

Me pankarta në duar, qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë të anulojë ligjin për ndarjen territoriale dhe të marrë në konsideratë vullnetin e komunitetit.

Sipas protestuesve, Rrogozhina ka historinë, identitetin dhe kapacitetet e nevojshme për të vijuar si njësi administrative më vete. Ata theksojnë se reagimet dhe protestat do të vazhdojnë deri në momentin kur institucionet të japin një përgjigje lidhur me kërkesat e tyre.