AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 14:00

Maqedoni voton draft-amendamentin për ndryshimin e emrit

Maqedoni voton draft-amendamentin për ndryshimin e emrit

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar sot draft-amendamentin për ndryshimin e emrit. Me 67 vota për, 23 kundër dhe 4 të përmbajtur, kuvendi sot votoi draft-amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit.

Në amendametin e parë parashikohet që në Kushtetutë emri Republika e Maqedonisë të zëvendësohet me fjalët Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kjo zbatohet çdo kund në Kushtetutë përveç në nenin 36 ku ka aspekt historik.