AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 17:57

Liverpuli barazon me Mançester Junaitid, fiton edhe Arsenali

Liverpuli barazon me Mançester Junaitid, fiton edhe Arsenali

Mançester Junaitid i jep një “asist” rivalëve ndërqytetas të Sitit në garën për titullin kampion, duke barazuar 0-0 me Liverpulin në “Old Trafford”. “The Reds” pas këtij barazimi në në një fushë shumë të vështirë mbeten në krye të Premier League me 66 pikë, por tashmë diferenca me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola është ngushtuar në vetëm një pikë.

Në “Pallatin e Ëndrrave” u zhvillua një duel shumë i luftuar, por rastet e pastra në portat respektive ishin me pikatore, pasi të dyja skuadrat ishin vendosur mirë në fushë për të mos pësuar gol.

Duhet theksuar se Solskjaer ka qenë i detyruar të bëjë 3 ndërrime që në pjesën e parë, për shkak dëmtimesh, të cilat nuk e kanë lënë të shpalosë strategjinë e duhur.

“Djajtë e Kuq” më shkarkimin e Mourinhos dhe emërimin trajner të Ole Gunnar Solskjaer nuk dinë të humbin në Premier League. Barazimet e vetme janë ky i sotmi me Liverpoolin dhe ai me Burnley-n 2-0 po në “Old Trafford”.

Nga barazimi i United përfitoi Arsenali, që fitoi pastër (2-0) në “Emirates” ndaj Southampthonit me dy gola të shpejtë të Lacazette dhe Mkhitaryan. “Topçinjtë” u marrin vendin e katërt “Djajve të Kuq”, me një pikë më shumë (53/52).