LIFESTYLE, 4 Janar 2023, 11:57

VIDEO/ Brenda shtëpisë së Xhemi Shehut pak pas mesnate, Arbana i bën surprizën më emocionuese mikes së saj

VIDEO/ Brenda shtëpisë së Xhemi Shehut pak pas mesnate, Arbana i

Arbana Osmani i ka bërë një surprizë të bukur mikes së saj më të mirë, Xhemi Shehut në orët e para të 4 janarit.

Sot Xhemi feston ditëlindjen dhe Arbana ka shkuar në shtëpinë e saj menjëherë pas mbarimit të spektaklit live të BBVIP.

Në rrjetet sociale, Arbana ka shpërndarë sot disa foto të tyre dhe një video të filmuar mbrëmë në shtëpinë e Xhemit, ku duket se kjo e fundit është surprizuar vërtet nga ardhja e mikes së saj me një buqetë me lule për ta uruar.

“Gezuar ditelindjen vajzes me speciale qe kam fatin ta kem shoqe, moter, zemer. I love you. (P.s Sëipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas shoët)”, shkruan Arbana.

Ndërkohë në koment, Xhemi ka zbuluar se ajo ka qenë pa qejf mbrëmjen e djeshme dhe kjo vizitë ka qenë vërtet e këndshme për të.

“Nuk besoj se mund ta shpreh dot me fjale se sa shume te dua ..te kam zemrën time
Ps: u sherova mbreme”, shkruan Xhemi.

VIDEO/ Brenda shtëpisë së Xhemi Shehut pak pas mesnate, Arbana i