LIFESTYLE, 2 Janar 2023, 14:24

Ky është personi më i gjatë në botë

Ky është personi më i gjatë në botë

Një spital lokal në veri të Ganës i tha 29-vjeçarit Sulemana Abdul Samed gjatë një prej kontrolleve të tij të fundit se ai kishte arritur lartësinë 9 ft 6 in (2.89 m).

Kjo do ta bënte atë njeriun më të gjatë në botë, por kishte një kleçkë, pasi klinika rurale nuk mund të ishte e sigurt për gjatësinë e tij, sepse nuk kishte mjetet e duhura matëse.

I diagnostikuar me gjigantizëm disa vite më parë, i riu po ndiqte një takim mujor për t’u marrë me komplikimet e të jetuarit si gjigant, kur iu kërkua të qëndronte drejt kundër një shufre matëse. I njohur për të gjithë me pseudonimin e tij Awuche, që do të thotë “Le të shkojmë” në Hausa, ai u befasua nga spektakli që po shkaktonte.

Kjo rritje në gjatësi filloi të vihej re kur ai ishte 22 vjeç dhe jetonte në kryeqytetin Akra. Awuche ishte zhvendosur atje për të provuar fatin e tij në qytet, ku jetonte një nga vëllezërit e tij, pasi mbaroi shkollën e mesme.

Kur familja dhe miqtë nga fshati i tij vizitonin qytetin, të gjithë do të vinin re për rritjen e tij dhe pikërisht në këtë pikë ai kuptoi se po kthehej gradualisht në një gjigant. Ai ka mbetur me një shpinë të lakuar anormalisht, një nga simptomat kryesore të gjendjes së tij, sindroma Marfan, një çrregullim gjenetik që prek indet lidhëse të trupit.

Komplikimet më serioze përfshijnë defekte në zemër. Mjekët thonë se ai ka nevojë për një procedurë kirurgjikale në trurin e tij për të ndaluar rritjen. Por sigurimi publik i kujdesit shëndetësor të Ganës nuk mund ta mbulojë këtë, duke siguruar vetëm trajtimin bazë. Për çdo vizitë në spital ai ende duhet të mbledhë rreth 50 dollarë .

“Kështu e zgjodhi Allahu për mua, unë jam mirë. Nuk kam asnjë problem me mënyrën se si Zoti më krijoi.”